Me 2102 orë pune në vit, punonjësit shqiptarë rrinë shumë më tepër në punë se maqedonasit, amerikanët, gjermanët, francezët dhe mesatarja e vendeve të zhvilluara të OECD.
Për shumëkënd është normale të punojë pas orarit të punës edhe pse mund të mos paguhet, të qëndrojë në ambiente tregtare për mbi 10 orë, ose dy turne radhazi, apo dita e punës të fillojë në 9 të mëngjesit e të përfundojë pas orës 9 të mbrëmjes (kjo e fundit e vërtetë sidomos për median e shkruar). Nuk është e ulët as koha që një punonjës mund të kalojë në kafe gjatë orarit të punës, apo duke lundruar në rrjetet sociale, ndërsa vendi nuk shquhet për produktivitet të lartë (ende kemi pagat dhe të ardhurat për frymë ndër më të ulëtat në Europë). POR NË BAZË TË PERFORMACËS VLEJNË MË PAK Të dhënat e INSTAT (të publikuara në 2015-n, në bazë të një anketimi të kryer në 2013) tregojnë se Shqipëria ka ndër orët më të gjata të punës në botë, me 2102 orë/vit. Nga të dhëna krahasuese rezulton se nga vendet e zhvilluara të OECD, vetëm Meksika dhe Koreja kanë orë më të gjata pune se ne, me përkatësisht 2,237 dhe 2,163 dhe shumë më të lartë se mesatarja e OECD prej 1,770 orë në vit. Edhe në raport me vendet e rajonit, shqiptarët kanë orë më të gjata pune, ku psh në Maqedoni, statistikat zyrtare tregojnë se janë 1,875 orë pune ne vit. Sipas vrojtimit të INSTAT, të gjithë sektorët në Shqipëri kanë raportuar mbi 2000 orë pune në vit, ku rekordin e mbajnë Informacioni dhe Komunikacioni, (2 132); Tregtia me shumicë dhe pakicë (2,171); Industria përpunuese (2, 126); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit (2 128).