20 vjedhje ndodhin mesatarisht çdo ditë në të gjithë vendin. Këto janë të dhënat që jep Policia e Shtetit për sa i përket grabitjeve të banesave dhe bizneseve

Largimi i qytetarëve me pushime, bën që shumë shtëpi të jenë të fokus të grabitjeve. Në ditët e fundit të muajit korrik ka patur një rritje të numrit të vjedhjeve në të gjithë vendin,

që tregon se tashmë grabitësit tentojnë të marrin sendet me vlerë brenda banesave të boshatisura.

Shpesh “skifterat” e vëzhgojnë zonën ku do kryejnë vjedhje. Fillimisht ata sigurohen që brenda shtëpisë nuk ka njeri. Një ndër format që ndjekin është lënia e fletushkave promocionale tek dyert e apartamenteve, por edhe tek banesat private.

Nëse fletushka qëndron në të njëjtin vend, atëherë do të thotë se në shtëpi nuk ka njeri dhe këta persona tetojnë të hyjnë. Forma më klasike për të vjedhur banesat është ajo e thyerjes së bravës, ose hapjes së saj me mjete të posaçme.

Për këtë arsye Policia u bën apel qytetarëve që të kenë kujdes për të siguruar dyert me brava të reja që grabitësit e kanë të vështirë t’i thyejnë.

Nga 20 vjedhjet që ndodhin çdo ditë, sipas statistikave të policisë, 5 janë me thyerje të bravës, ndërkohë që 5 të tjera me thyerjes së xhamit të dritares, që më pas u mundëson hyrjne në banesë grabitësve

.Komunikim me komshijtë dhe administratorët e pallateve është këshilla më e shpeshtë që jep Policia për të shmangur vjedhjen e banesës.

Ndërkohë vetë Uniformat blu kanë ngritur njësi të posaçme në zonat ku ka më shumë vjedhje, sidomos në qytetet turistike për të zbardhur rastet e grabitjeve.

Artikulli paraprakTREGU RUS DREJT PËRFUNDIMIT, TREGTARËT TË ZHGËNJYER
Artikulli tjetër“PO SHKRUEJ PËR VEDI E SHKODRËN”