Qytetarët shkodranë I ka bërë për vete pika malore e Kolashinit në Mal të Zi. Kjo për faktin se është më afër por edhe çmimet e ofertave të janë më të pranueshme. Këtë gjë e konfirmon operatorja turistike Genta Mustali.
Sipas saj, Kolashini mbetet ndër të preferuarit, I cili konkurron edhe pika të tjera turistike si Voskopoja apo edhe Brezovica në Kosovë që janë po ahtu vende mjaft të frekuentuara për shkak të pranisë së borës.
Mustali tregon se krahasuar me një vit më parë, ka një rënie të lehtë të numrit të qytetarëve shkodranë që zgjedhin të kalojnë pushimet në përgjithësi. Një ndër shkaqet është edhe emigrami I të rinjve.
Në varësi të buxhetit, shkodranët duket se zgjedhin t’I kalojnë pushimet brenda vendit duke reduktuar kostot e larta që do t’ju duhej të bënin në një vend tjetër si Turqia apo Greqia.