Pushimet e këtij viti për shumicën e qytetarëve janë në dyshim për shkak të situatës se krijuar.Te moshuarit nuk i mendojnë pasi rritja e çmimeve ka dhënë ndikimin e saj në ekonominë e shumë familjeve shkodrane. Pavarësisht se sezoni turistik është hapur në muajin maj, por shumë qytetarë të Shkodrës nuk kanë planifikuar pushime. Një pjesë e qytetarëve shprehen se të kalosh pushime është e vështirë, për shkak se mirëqenia ekonomike nuk është në nivelet e duhura.

Disa të tjerë shprehen se shpresat e tyre mbeten tek rikthimi I fëmijëve të tyre që jetojnë në emigrim për të bërë pushime verore.

Velipoja mbetet një nga plazhet që shkodranët frekuentojnë më së shumti kjo për shkak të distancës së afërt por edhe çmimeve që krahasuar me nivelet e plazheve të tjera në vend janë më të leverdisshme.

Artikulli paraprakRREZIKU I SHKATËRRIMIT TË MUZIKËS
Artikulli tjetër“AKSIONI NË KAMPIN ASHRAF, POLITIK”, META: MUNGESË TRANSPARENCE