Aktualisht, sipërfaqja e tokave të përmbytura në territorin e bashkisë Shkodër është 1400 ha, rreth 80 ha më shumë se një ditë më parë. Niveli I lumit Drin shënon 6.40m, ku ka një rritje prej 25 cm krahasuar me një ditë më parë. Ndërsa niveli I liqenit të Shkodrës shënon rreth 8. 60m, rreth 5cm më shumë se një ditë më parë.

Në fshatin Obot, të njësisë Ana e Malit, niveli I ujit në rrugë arrin deri në 90 cm, 15 cm më shumë se një ditë më parë, ndërsa lëvizja e banorëve bëhet përmes makinave të ushtrisë. Në këtë zonë janë rreth 30 banesa të cilat kanë prezencë uji në oborre.

Në njësinë administrative Dajç, janë rreth 100 ha tokë e përmbytur. situata më problematike paraqitet në zonën e Urrelave, ku ka rreth 80 cm prezencë uji në rrugën Shirq – Darragjat.

Ndërsa në zonat malore kanë pushuar reshjet e borës. Ne te gjithe zonen kane pushuar rreshjet. Aksi H.Hotit-Tamare nuk paraqet probleme. Qarkullimi I mjeteve bëhet pa zinxhirë. Aksi Tamere-Vermosh eshte i hapur ne te dy korsite dhe eshte kriposur. Ndërsa nga aksi Boge-Theth është pastruar vetëm segmenti Boge-Qafe Thore. Po punohet per pastrimin e debores se orteqeve per te hapur te gjithe aksin.

 

Artikulli paraprakDREJTORI I RI I SPITALIT: TË LARTËSOJMË SHËRBIMET
Artikulli tjetërMOSPASTRIMI I KANALIT KULLUES BURIM PËRMBYTJESH