Në qarqet e veriut priten reshje intensive shiu, të shoqëruara edhe me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare.

Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 500 m mbi nivelin e detit, ndërsa në Veri-Lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë prurje të qëndrueshme gjatë ditës së sotme pra në dt 02 mars.

Ndërsa në ditët në vazhdim tendenca e prurjeve do të jetë drejt rritjes në të gjithë territorin. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme.

Në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, probleme mund të shfaqen edhe në zonat urbane. Rritje të shpejtë të prurjeve do të ketë edhe në lumenjtë Mat dhe Ishëm.

Baseni Drin dhe Buna, do ketë rritje të prurjeve, por vlerësimi për rrezikun në këtë basen do të llogaritet në bazë të shkarkimeve të mundshme nga kaskada e Lumit Drin.

Qarku i Kukesit është përfshirë nga reshje me intensitet të ulët të shiut e dëbore mbi 800m. Reshjet e rëna të shiut të shoqëruara me temperatura të ulta gjatë natës kanë krijuar shtresa akulli në të gjithë territorin duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe njerezve.

Firmat kontraktore po punojnë per hedhjen e kripës e sidomos në pjesët problematike, si pasojë e shtresave të akullit në segmentet rrugore.

Të gjitha akset rrugore nacionale në Bashkine Kukës duke filluar nga Rruga e Kombit janë të qarkullueshme pa zinxhirë.

Në rajonin e Valbonës ka patur rënie të orteqeve. Pas punës së bërë nga firma kontraktore ka kaluar ky aks në normalitet për qarkullimin e mjeteve. Akset rrugore nacionale të Bashkisë Has qarkullohen normalisht pa zinxhirë.

Nuk janë furnizuar me energji elektrike njësitë administrative të Bashkisë Tropojë: Njësitë Administrative Lekbibaj, Llugaj, Bujan e qyteti i Fierzës i Njësisë Administrative Fierzë.

Artikulli paraprak3 PERSONA GRABISIN ME ARMË NJË BANKË TË NIVELIT TË DYTË
Artikulli tjetërMETA DËGJESË NË PRESIDENCË ME KOMISIONIN E JASHTËM PËR DETIN