Inteligjenca britanike në një zbulim të fundit pretendon se Vladimir Putin ka shkarkuar brutalisht “të paktën gjashtë” komandantë të lartë, pasi ka mbetur i tronditur nga humbjet që forcat ruse vazhdojnë të pësojnë në Ukrainë. Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes në Britaninë e Madhe nënvizon se kreu i Kremlinit ka ndërmarrë masa drastike dhe është i tërbuar nga rezultatet katastrofike të operacionit ushtarak të pushtimit. Në mënyrë të veçantë, në raport pretendohet se: “Performanca e dobët e forcave të armatosura të Rusisë gjatë pushtimit të saj në Ukrainë ka qenë e kushtueshme për udhëheqjen ushtarake të Rusisë, me shumë gjasa që rezultoi në shkarkimin e të paktën gjashtë komandantëve rusë që nga fillimi i luftës në shkurt 2022”. Sipas tyre, Komandantët e Qarqeve Ushtarake Lindore dhe Perëndimore të Rusisë kanë shumë të ngjarë të kenë humbur postet e tyre.

Gjeneral-koloneli Aleksandr Chayko është shkarkuar si komandant i Qarkut Ushtarak Lindor në maj 2022.
Gjeneral-koloneli Aleksandr Zhuravlev, i cili ka komanduar Qarkun Ushtarak Perëndimor që nga viti 2018, ka munguar në Ditën e Marinës së Rusisë në Shën Petersburg më 31 korrik 2022 dhe ka shumë të ngjarë të jetë zëvendësuar nga gjeneral-lejtnant Vladimir Kochetkov. Ndërkohë, gjenerali Aleksandr Vladimirovich Dvornikov është shkarkuar më pas, sepse i është dhënë komanda e përgjithshme e operacionit në Ukrainë dhe gjenerali Sergei Surovikin ka marrë komandën e Grupit Jugor të Forcave nga gjenerali Genadi Valeryevich Zhidko.

“Këto shkarkime shoqërohen nga të paktën 10 gjeneralë rusë të vrarë në fushën e betejës në Ukrainë. Efekti kumulativ në qëndrueshmërinë e komandës ka të ngjarë të kontribuojë në vështirësitë taktike dhe operacionale ruse”, theksohet në vijim të raportit. Vendimet e fundit të Putin vijnë në një kohë që zyrtarët ushtarakë ukrainas raportojnë se Rusia ka humbur të paktën 42,000 trupa që nga fillimi i konfliktit.

Artikulli paraprakPOLICIA JEP NJOFTIMIN ZYRTAR TE AKSIDENTIT NE AKSIN TAMARE – KOPLIK
Artikulli tjetër“PO HETOJMË 26 MIJË RASTE PËR KRIME LUFTE”, KRYEPROKURORI I UKRAINËS: NËSE GJENERALËT E PUTINI DO TË ISHIN FIZIKISHT KËTU…