Kryeministri izraelit Naftali Bennett u takua për rreth tre orë të shtunën me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, sipas një zyrtari izraelit. Takimi i paparalajmëruar u zhvillua me bekimin e administratës amerikane, thuhet në një deklaratë të Zyrës së Kryeministrit izraelit. Zyrtari izraelit tha se shtytja diplomatike e Bennett ishte gjithashtu e koordinuar me Gjermaninë dhe Francën dhe shtoi se udhëheqësi izraelit “është në dialog të vazhdueshëm me Ukrainën”.

Pas përfundimit të takimit të Moskës, Bennett tani është në rrugë për në Berlin për një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz, tha zyrtari izraelit.Tre ditë më parë, Bennett zhvilloi biseda të veçanta telefonike me Putinin dhe Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.Zelensky i ka bërë thirrje Izraelit që të ndërmjetësojë përpjekjet për të arritur një armëpushim.
Ndërsa Izraeli e ka dënuar pushtimin e Rusisë në komentet e ministrit të Jashtëm Yair Lapid, vetë Bennett i ka shmangur kritikave të drejtpërdrejta ndaj Rusisë apo Putinit.

Izraeli ka kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë në vitet e fundit në mënyrë që të mund të vazhdojë sulmet ajrore kundër objektivave iraniane në Siri – të cilat Izraeli i konsideron si kritike për të parandaluar transferimin e teknologjisë së raketave të drejtuara me saktësi te Hezbollahu.

Artikulli paraprak“PO RRITEN ÇMIMET ÇDO SEKONDË, S‘ËSHTË E DREJTË”/ RAMA REPLIKON ME KOMENTUESIT
Artikulli tjetër“EPOPEJA E UÇK-SË, SHËNON DITËT E KRENARISË KOMBËTARE”/ BASHA, PËRKUJTON 24 VJETORIN E RËNIES DËSHMOR TË ADEM JASHARI