Rusia propozon armëpushim të ri në disa qytete të Ukrainës, duke nisur nga ora 10:00 me orën e Moskës (9:00 ukrainase/02:00 ET).
Gjithashtu Rusia këmbëngul në domosdoshmërinë e një kanali të vazhdueshëm komunikimi me Ukrainën për të shkëmbyer informacione në lidhje me evakuimin e civilëve dhe të huajve.
Pala ruse propozon që Kievi të njoftojë përfaqësuesit e ambasadave dhe shteteve të huaja dhe organizatat ndërkombëtare të vendosura në territorin e Ukrainë për armëpushim dhe sigurimin e korridoreve humanitare deri në orën 03:00 të mëngjesi të së mërkurës.
Gjithashtu është bërë me dije se Rusia është gati të sigurojë korridore evakuimi nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol.