Teksa kemi hyre pikun e sezonit turistik, pushuesit në plazhet e Lezhës vijojnë të mos gjejnë qetesi.Një tjeter pushues rrezikoi të mbytej pasditen e së hënës në bregdetin e Tales.Burri u nxor nga uji nga pushuesit e tjerë e më pas u mor nga autoambulanca dhe mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës. Sipas të dhënave burri kishte konsumuar shumë ujë dhe në oret e mbrëmjes u transportua në Spitalin e Traumes në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jeten.
Ky është rasti 4 në harkun kohor të 10 diteve në plazhet e Lezhës, pasi dhe tre pushues të tjere rrezikuan të mbytet në bregdetin e Shëngjinit, duke arritur të shpëtojnë falë ndihmes së shpejtë mjekësore.
Pavarësisht kontrolleve dhe masave ndëshkimore ndaj subjekteve që shfrytëzojnë plazhin dhe nuk garantojnë siguri për pushuesit, situata vijon të jetë problematike, pasi vrojtuesit nuk janë eviçent duke mos qëndruar në kullat e vrojtimit.