Plazhi publik I Shirokës një prej investimeve më të sukseshme në këtë zonë është kthyer si mos më keq dhe kjo ka ardhur nga vetë dora e njeriut, konkretisht pushuesve ditorë.

Këta të fundit në mënyrë të papërgjegjshme hedhin mbeturina të ndryshme, plasmasë, kuti kartoni etj përgjatë bregut të liqenit duke krijuar kështu një ndotje mjedisore.Vetëm 10 metra larg janë vetë pushuesit të cilët kanë ngritur cadrat e plazhit ndërsa që pas krahëve shfaqet një tjetër panoramë aspak e hijshme.Kudo përgjatë bregut zona është e mbushur me mbeturina. Në shumë pjesë imazhi nuk është aspak I bukur e po ashtu era e rëndë që kundërmon vende vende të bllokon frymëmarrjen.Në të njëtën kohë ajo gjendje nga papastërtitë në shumë raste bën që turistët e frekuentuesit e Shirokës të largohen duke ulur kështu numrin e vizitorëve.Bashkia e Shkodrës ka vendosur një kontenier I cili I shërben si banorëve por edhe pushuesve që para se të largohen ti hedhin mbeturinat në të dhe jo ti lënë aty ku vetë bëjnë plazh.Sic duke edhe nga pamja mbeturinat kanë marrë udhën jashtë kazanëve.Eshtë për të ardhur keq se si edukata qytetare ka degraduar deri në këtë pikë saqë janë vetë qytetarët të cilët zgjedhin Shirokën për të pushuar e në të njëjtën kohë janë ata që dëmtojnë shëndetin me të tilla veprime aspak të hijshme.Shiroka është një ndër perlat klimaterike të vendit tonë.Megjithatë vihet re një përgjumje institucionale ndaj saj.Ajri I freskët që vjne nga thellësit e alpeve filtrohet në ujërat e liqenit dhe vjen I shëndetshëm rrëzë malit të Taraboshit.Pika turistike e Shirokës është padyshim një nga joshjet më të vecanta që të ofron fundjava për të qënë pranë saj.Le të shërbejë kjo kronikë si sensibilizim ndaj pushuesve që të jenë më të kujdesshëm me mjedisin e most a ndotin atë duke hedhur mbetje vend e pa vend

Artikulli paraprakBIBLIOTEKA “MARIN BARLETI“ FREKUENTIM TË LARTË EDHE GJATË VERËS
Artikulli tjetërSHKOLLA VERORE EVROPIANE NË “EUIC”, KËTË VIT ME NJË SËRË RISISH