Prej më shumë se 1 muaji tashmë, Velipoja është kthyer në vendin e preferuara për të kaluar pushimet për shumë pushues shqiptarë dhe jo vetëm. Por pavarësisht pushuesve të shumtë që zgjedhin këtë plazh, duket se pakënaqësitë kanë zbehur disi pushimet e tyre. Të pyetur nag Star Plus, ata thonë se këtë vit ka patur një rritje të tarifave në të gjitha strukturat akomoduese, gjë e cila ka rënduar xhepat e tyre.
Ndërkohë, problem mbeten edhe hapësirat e pamjaftueshme për plazhe publike, duke I bërë ata të frekuentojnë plazhet private.
Këtë vit, duket se sezoni turistik ka nisur më herët në Velipojë, pasi prej 2 muajsh, shumë pushues kanë zgjedhur këtë plazh për të kaluar pushimet, por edhe për të përfituar nga efektet kurative që ai ka.