Plazhi i Velipojës edhe në këtë sezon veror mbetet ndër më të preferuarit në vend. Përveç familjeve shkodrane, një numër i lartë pushuesish janë shqiptar të Kosovës të cilët e zgjedhin këtë plazh për shkak të afërsisë por edhe rërës dhe ujit të pastër…

Një shqetësim në Velipojë është edhe mungesa e rojeve bregdetare thonë pushuesit të cilët në rastet e dallgëve janë të rrezikuar. Janë katër raste me humbje jete këtë verë në Velipojë ku rojet bregdetare kanë munguar…

Ajo që mbetet problem për pushuesit në Velipojë është rritja e çmimeve nga viti në vit por edhe mungesa e hapësirave publike të mjaftueshme për të bërë plazh…

Këtë sezon turistik në plazhin e Velipojës pritet që të jenë mbi 100 mijë pushues, një numër që vitet e fundit nuk ka ndryshuar. Pushuesit e preferojnë për rërën kurative dheajrin dhe ujin e pastër si dhe vijën e gjatë e të gjërë bregdetare.

Artikulli paraprakJET SKI, SKAFË DHE GOMONE, BLLOKOHEN 24 MJETE LUNDRUESE, NDËSHKOHEN ME GJOBË PRONARËT
Artikulli tjetërNDËRRON JETË 44 VJEÇARI, FAMILJARËT: U DHUNUA NË BURG