Pas vendimit për të shkatërruar në kufi produktet bujqësore që vijnë nga Perëndimi, autoritetet në Belgorod në jug të Rusisë kanë asgjësuar 9 tonë djathë e produkte të tjera të tij. Vendimi i Putin vjen në shenjë hakmarrjeje për sanksionet që i janë vendosur Rusisë për shkak të krizës në Ukrainë. Pamjet që u transmetuan në mediat ruse tregonin shkarkimin e kutive me djathë në një fushë e më pas shkatërrimin e tyre me buldozier.

“Ky produkt përbën rrezik. Nuk ka asnjë shenjë apo ndonjë të dhënë për prodhuesin, nuk ka të dhëna në lidhje me datën e prodhimit, apo datën e skadimit, prandaj është e rrezikshme dhe nuk duhet të shiten apo të konsumohen nga njerëzit,” tha Andrei Palchikov, një zyrtar lokal. Planet e qeverisë ruse për të shkatërruar në masë mallrat e importit që vijnë nga Perëndimi kanë provokuar zemërim në vend pasi shkalla e varfërisë është e lartë. Edhe disa aleatë Kremlinit kanë shprehur tronditjen për atë që e konsiderojnë “krematorium të ushqimeve”, ndërsa një prift ortodoks ka denoncuar fushatën, që nisi zyrtarisht dje, si të çmendur dhe mëkatare. Por autoritetet ruse janë të vendosura të vazhdojnë këtë nismë që e konsiderojë si masëne duhur për sigurinë ushqimore. Më shumë se 267.000 qytetarë rus kanë mbështetur një peticion online ku I bëhet thirrje presidentit Vladimir Putin që të anulojë vendimin, pasi njerëzit kanë nevojë për ushqim. “Sanksionet kanë çuar në një rritje të madhe të cmimeve të ushqimeve. Pensionistët ruse, veteranët, familjet e mëdha, grupet në nevojë janë të detyruar të kufizojnë në masë të madhe ushqimin deri në uri.”-thuhet në peticion. Ka një indinjatë tek qytetarët për faktin se inflacioni është në rritje ndërsa mediat raportojnë se ministria e bujqësisë po përgatitet të shpallë një tender për “krematoriume ushqimore të lëvizshme” për të përshpejtuar shkatërrimin. Mediat ruse thonë se ky vendim është për mallrat që vijnë nga Shtetet e Bashkuara, vendet e Bashkimit Europian, Kanadaja, Australia dhe Norvegjia.

Artikulli paraprakASGJESOHEN 930 RRËNJË BIMË NARKOTIKE
Artikulli tjetërMEDIAT ÇEKE, SHQIPTARËT DONIN TË GRABISNIN ZV/KRYEMINISTRIN