Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë urdhrin për të pushtuar të gjithë rajonin e Luhanskut dhe Donetskut deri më 1 korrik.

Lajmin e bëri të ditur “Channel 24”, duke cituar burime të shërbimeve sekrete ukrainase, raporton “UNIAN”.

Forcat ruse po kontrollojnë pjesën më të madhe të qytetit Severodonetsk. Lajmi është bërë i ditur nga Guvernatori i Rajonit lindor të Ukrainës, Lugansk, Serhiy Hayday, tha në Telegram, se 90% e qytetit është shkatërruar dhe është e pamundur të evakuohet popullata civile.

Ai ka hedhur poshtë deklaratat se trupat ukrainase në zonë do të rrethohen.

“Ne jemi duke komunikuar vazhdimisht. Ka një mundësi për të manovruar, kështu që ushtria tani po e mban me qetësi mbrojtjen në pozicionet. Qyteti në këtë fazë ka 90% të të gjitha shtëpive të dëmtuara. Nga këto, 60% janë pothuajse të pamundura për t’u restauruar. Dhe infrastruktura kritike është shkatërruar plotësisht. Tani nuk ka asnjë mundësi për t’u larguar nga Severodonetsk. Është shumë e rrezikshme dhe shanset janë shumë të vogla për të shpëtuar të padëmtuar. Prandaj, thjesht nuk ka kuptim të rrezikosh jetët e njerëzve”, tha ai.

Artikulli paraprakINFLACIONI TEJKALON PARASHIKIMET, NË SHQIPËRI GJYSMA E RRITJES SË ÇMIMEVE NDIKOHET NGA MALLRAT E IMPORTUARA
Artikulli tjetërU GJET E VDEKUR NË BYPASS, DALIN DETAJE TË REJA: 37-VJEÇARJA MUND TË JETË VETËHELMUAR