Sot është dita e paradës së Vladimir Putin, që do të festojë Fitoren kundër Nazizmit me popullin rus në Sheshin e Kuq, ku do të rreshtohen ushtarë dhe automjete ushtarake. Në orët mes 8 dhe 9 Majit i erdhi fundi Luftës së Dytë Botërore me kapitullimin e Gjermanisë hitleriane dhe Rusia e feston këtë si “ditën e fitores”.

Nga Sheshi i Kuq ku po zhvillohet parada e Ditës e Fitores, ku Rusia përkujton fitoren kundër nazizmit, presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim. Në hapjen e festimeve të Ditës së Fitores, presidenti rus sulmoi menjëherë NATO-n! Sipas Putin NATO “krijoi një kërcënim për kufijtë tanë” dhe shtoi, se “nevoja për të luftuar, ishte parandaluese.

Në një video-mesazh të postuar në Telegram, presidenti Zelensky, tha se ‘Ne po luftojmë për lirinë e fëmijëve tanë dhe prandaj do të fitojmë. Nuk do të harrojmë kurrë atë që bënë paraardhësit tanë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila vrau më shumë se tetë milionë ukrainas. Shumë shpejt do të ketë dy ditë fitore në Ukrainë’- tha Zelensky.

Sot është dita e 75-të e luftës. Nga bombardimi i shkollës Bolohorivka, humbën jetën 60 persona. Trupat e Kievit u tërhoqën nga Popasna, e cila përfundoi në duart e çeçenëve. Rusët akuzojnë Kievin se ka përdorur civilët e Zaporozhie si mburoja njerëzore, duke penguar evakuimin e tyre. G7 është zotuar të zbatojë sanksione të reja dhe të ndalojë naftën ruse, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka vendosur masa që prekin edhe Bjellorusinë.

Artikulli paraprakKANCELARI GJERMAN: NUK DO MARRIM ASNJË VENDIM QË E ÇON NATO-N NË LUFTË
Artikulli tjetërDITA E EUROPËS, META: TË BËJMË PËRPJEKJE PËR TË NISUR PROCESIN E NEGOCIATAVE