Presidenti rus Vladimir Putin deklaron se vijimi i sanksioneve të mëtejshme kundër Koresë së Veriut janë “të padobishme” pasi ‘ata më mirë hanë barë sesa të heqin dorë nga programet e tyre bërthamore”
SHBA deklaroi të hënën se do të paraqiste një rezolutë të re të OKB-së lidhur me sanksione më të ashpra ndaj Koresë së Veriut në prag të testit të fundit të bombës bërthamore të dielën. Putin tha gjithashtu se “histeria ushtarake” mund të çojë në katastrofa globale dhe se diplomacia është ‘zgjidhja e vetme’ Presidenti rys po fliste në samitin ekonomik të Brics grup (Brazil, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrikë e Jugut ) që po mbahet në Xiamen të Kinës.
Megjithëse dënon testin e Koresë së Veriut duke e quajtur provokim Putin tha: “Sanksionet e çdo lloj forme tani do të jenë të padobishme dhe jo eficente” “Ata më mirë do të hapin bar sesa do të braktisnin programin e armëve bërthamore, vetëm nëse nuk ndjehen të sigurtë. Çfarë mund të krijojë siguri? Ndreqja e së drejtës ndërkombëtare. Ne duhet të promovojmë dialogun midis palëve” Duke cituar “aspektin human” putin tha se miliona njerëz do të vuanin nga masat e ashpra duke shtuar se ‘sanksionet do të ishin shkatërruese”
Të hënën, në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, e dërguari e SHBA Nikki Haley argumentoi se vetëm sanksionet më të forta do të mundësonin zgjidhjen e problemit nëpërmjet diplomacisë. Kancelarja gjermane Angela Merkel mbështeti atë qëndrim të martën, duke thënë se nevojiten urgjentisht më shumë sanksione për të kundërshtuar “shkeljet flagrante të konventave ndërkombëtare” nga Koreja e Veriut