DY PRESIDENTËT, ARRITËN MARRËVESHJEN NË SAMITIN E MILANOS.Presidenti Rus Vladimir Putin deklaroi se ai dhe homologu i tij Ukrainas Petro Poroshenko kanë arritur një marrëveshje për furnizimin me gaz natyror nga Rusia të paktën për periudhën e dimrit.”Ne arritëm një marrëveshje me partnerët e Ukrainës për kushtet e rifillimit të furnizimit me gaz të Ukrainës, të paktën për periudhën e dimrit.
Ne ramë dakord për të gjithë parametrat. Çështja e vetme ku patëm diskutime është ajo e problemit të pagesës për faturat e Ukrainës.”-tha Putin.Ai tha gjithashtu se e kuptonte gjendjen e rëndë ekonomike në të cilën gjendje vendi fqinj, megjithatë shpresonte se partnerët perëndimorë të Kievit do t’a ndihmonin për të kaluar sa më parë këtë deficit monetar.Përsa i përket zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainën Lindore, mes Kievit dhe Moskës në Minsk një muaj më parë, Putin u shpreh se kushtet e kësaj marrëveshje duhet të zbatohen nga të dy palët, për të patur një armëpushim afatgjatë.Megjithatë Ukraina dhe liderët e Perëndimit vazhdojnë të thonë se kushtet nuk janë zbatuar fillimisht nga vetë Rusët. Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko dhe Putin u takuan më herët gjatë ditës së djeshme sëbashku me Kancelaren Gjermane Angela Merkel dhe Presidentin Francez, Hollande pas një raundi takimesh dhe me liderë të tjerë të Bashkimit Europian, takime që u përshkruan si konstruktive, pavarsisht kundërshtive dhe diferencave mes palëve.