Presidenti rus Vladimir Putin rikthen titullin “Nëna Heroinë” për gratë që lindin dhe rrisin dhjetë ose më shumë fëmijë.

Ata do të shpërblehen me një shumë të madhe prej një milion rubla, rreth 16 mijë euro. Ky është një veprim për të frenuar rënien e vazhdueshme demografike në Federatën Ruse që nga viti 2018.

Rregulli – Siç raporton agjencia Tass, rregulli përmbahet në një dekret të publikuar në portalin zyrtar.

Në dokument thuhet se “Titulli i “Nënës Heroinë” i caktohet një nënshtetese të Federatës Ruse, e cila ka lindur dhe ka rritur dhjetë ose më shumë fëmijë shtetas të Federatës Ruse”.

Kjo nuk është një risi absolute: titulli ishte dhënë nga viti 1944 deri në 1991. Por atëherë ishte për nëna me 8 fëmijë

Artikulli paraprakSTOLTENBERG TAKON SOT NË BRUKSEL KURTIN E VUÇIÇ
Artikulli tjetërELON MUSK PËRGËNJESHTRON LAJMIN E BLERJES SË MAN. UNITED