Presidenti Ilir Meta teksa bëri homazhe pranë shtatores së Azem Hajdarit, në kuadër të ditës së Rinisë, nuk i shpëtoi pyetjeve të gazetarëve për atë çka ndodh brenda PD-së.
Duke iu shmangur përgjigjes, kreu i shtetit nënvizoi faktin se e rëndësishme është që vendi të kthehet në shinat e duhura.
“Nuk jam këtu për t’u marrë me çështje të tilla. E rëndësishme është liria, demokracia, pluralizmi politik të kthehen në shinat e duhura, së bashku me të ardhmen europiane. Vota e lirë, gjthëpërfshirja mbeten vendimtare në këtë proces. Në fund fare, liri demokraci. Jo më vonë por tani! (Tha në fund, duke bërë me dy gishta)”, tha Meta.