“Pyjet dhe mjedisi në funksion të zhvillimit ekonomik lokal” është tema e tryezës që u zhvillua në mjediset e hotel “Colosseo” me drejtues vendor dhe rajonal.
Inxhinieri Islam Laçej tregoi problemet që kanë shoqëruar menaxhimin e pyjeve.Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi e quajti të vështirë krijimin e një ekonomie në zonat rurale ndërsa tha se duhet menduar për shfrytëzimin që i bëhet pyjeve.Moderatori i kësaj tryeze Mark Rupa tha marrim shumë nga pyjet por japim shumë pak.52 hektar është sipërfaqja e pyjeve që i përket tashmë bashkisë Shkodër me reformën e re territoriale duke krijuar sfida të reja për këtë bashki.