TËRTHORJA: KOMUNA PARA DREJTËSISSË. STERKAJ: PËRGJEGJËS, INSPEKTORIATI I MJEDISIT.
Star Plus nuk u mjaftua me deklaratën e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit Pyjor dhe Ujrave. Nisur nga padia që do t’i bëhet Komunës së Shkrelit për prerjen e paligjshme të pyjeve në zonat ku ajo është pronare, ne shkuam ne terren per te pare se si eshte e verteta.

Vëzhgimi i Star Plus ka nisur që nga Komuna e Shkrelit, aty ku eshte deklaruar se eshte pjesa me e madhe e 22 hektareve pyje te prera ne menyre te paligjshme.
Me syrin e lirë dhe aq sa të lejojnë pamjet filmike, është e pamundur të gjendjen parcelat në të cilat është bere prerja e paligjshme e pyjeve, por sikurse mund te dëgjohet nga kjo distance, e sigurt eshte se dikush po vazhdon te prese peme pa u shqetesuar.
Konkretisht në komunën e Shkrelit po punohet ne dy ngastra, në Brushtull dhe Rrjoll. Por të dalësh deri atje, praktikisht është e pamundur. Kjo për arsyen, se personat të cilët ushtrojnë këtë aktivitet,  e qe jane teper te organizuar, marrin fadroma për të hapur variante te rruges ku do të kalojnë makinat për transportimin e lëndës drusore.
Po si qëndron realisht problemi tek Komuna e Shkrelit?  Sipas kryetarit Ferdi Sterkaj, problemi qëndron ndryshe nga deklarata e Inspektoriatit të Mjedisit.

Ai tregon nje liste te gjate te kerkesave te qe u ka cuar institucuioneve qe ne marsin e ketij viti:

Por Sterkaj thote se institucionet nuk kane reaguar:

Megjithate, kryetari i Shkrelit vazhdon t’u beje thirrje institucioneve per ndalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve. 

Ky vend ruhet me arme diten dhe naten, sepse persona te perfshire ne kete aktivitet te paligjshem kane tentuar t’I djegin drute e sekuestruara.
Dhe nuk jane pak.
Edhe pse pas aksionit te para disa ditëve, Shërbimi Pyjor i Malësisë së Madhe deklaroi se ka kapur 623 m3 lende drusore, ketu thone se nuk jane 623, por 850 m3 lende drusore te sekuestruara ne 83 kamione.
Por pavaresisht shifrave, aksioni per sekuestrimin e kesaj sasie kaq te madhe te druve eshte realizuar nga drejtoria qendrore në Tiranë, duke anashkaluar disa hallka në qarkun e Shkodrës, per motive qe ndoshta publikohen shpejt.
Nje nga arsyet, ndoshta eshte edhe fakti se Komuna Shkrel I eshte drejtuar direkt drejtorisë se përgjithshme të Inspektoriatit të Mjedisit si dhe Shërbimit pyjor, sepse nuk ka gjetur mëbshtetjen e duhur nga institucionet e Qarkut Shkoder. E me kete levizje te dokumentuar tashme, Komuna e Shkrelit ka hequr plotësisht përgjegjësinë ligjore për këtë problem, edhe pse Inspektoriati i Mjedisit, me deklaratën e Tërthores ka bërë që kjo Komunë të jetë në listën e të akuzuarve.
Por e gjithe kjo situate, ben që të lindin shumë pikëpyetje për efikasitetin e e institucioneve tona në parandalimin dhe ndalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve në Malësinë e Madhe.

E ne fund nje pyetje eshte e pashmangshme: A është  e vërtetë që dhjetera kamionë me lende drusore lejohen të kalojnë pasi I paguajnë dikujt para nën dorë?

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/8ac-y1kxuxI?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakDE BIASI, SHPALL LISTËN E FRANCË 2016
Artikulli tjetërGRUPI I PS NËNSHKRUAN KODIN E ETIKËS