Edhe pas shpalljes së 5 firmave fituese në bashkinë Shkodër për pastrimin e pyjeve në bazë të parcelave të përcaktuara dhe miratuara nga ministria e mjedisit, Inspektoriati i Mjedisit vazhdon kontrolle për të mos lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve.

Kryeinspektori Edmond Tërthorja deklaron se ka një gatishmëri për të mos lejuar asnjë abuzim të mundshëm qoftë nga ndonjë firmë por edhe nga qytetarë të ndryshëm. Këto kontrolle vijojnë në kuadë të moratoriumit që vijon të jetë në fuqi dhe që ndalon prerjen e paligjshme të pyjeve në mbarë vendin.

Gjatë vitit 2016 ka patur një import shumë të madh të lëndëve drusore nga Mali i Zi por edhe gjatë këtij viti pritet që importi për lëndët drusore nga shtetit malazez apo vende të tjera fqinje të jetë i lartë kjo pasi shumë firma shqiptare kanë lidhur kontrata me Malin e Zi apo vende të tjera të rajonit.

Këtë vit pritshmëritë e inspektoriatit të mjedisit janë që numri i abuzuesve për prerjen e paligjshme të pyjeve të jetë shumë i vogël se një vit më parë jo vetëm për shkak të ndërgjegjësimit të qytetarëve por edhe masave që janë marrë.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakRAMA KONFIRMON SHKARKIMIN E MINISTRAVE, “DETAJET NË ORËN 17:00”
Artikulli tjetërPYJET, TASK-FORCA “ROJA E GJELBËR” SHËRBIM 24 ORË