Bashkitë e qarkut Shkodër kanë përfunduar planin për furnizimin me dru zjarri për popullatën ndërsa ky vit sipas kryeinspektorit të inspektoriatit të mjedisit Edmond Tërthorja për këto bashki është i brishtë për shkak të ndryshimeve të bëra.
Kontrollet e inspektoriatit të mjedisit do të jenë të rrepta për shfrytëzuesit e pyjeve për furnizimin e popullatës. Ndërkohë që vijon edhe task-forca e gjelbër. Ky vit është si një provë në lidhje me menaxhimin e pyjeve qoftë për vetë bashkitë por edhe për inspektoriatin e mjedisit për shkak të reformave të bëra.