Në vetëm pak kohë pas miratimit në parlament si ligj, moratoriumi që ndalon prerjen e paligjshme të pyjeve është thyer.

Një kamion tip IFA i tejmbushur me lëndë drusore të papërpunuara është sekuestruar teksa po lëvizte në fshatin Domen të njësisë administrative Postribë. Ky aksion drejtohej nga Inspektoriati i Përgjithshëm Shtetëror i Pyjeve dhe sektori i policisë pyjore në këtë inspektoriat me mbështetjen e strukturave në Shkodër. Shef i policisë pyjore Bibë Dodaj u shpreh se nuk do të ketë asnjë tolerim dhe se zonat malore që janë një kërcënim për prerjen e pyjeve do të jenë në një vëzhgim të rreptë. Përveç sekuestrimit të lëndëve drusore të papërpunuar policia e Shkodrës ka bërë edhe arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit tip Ifa Florjan Kodra, 24 vjeç, banues në fshatin Domen të Postribës pasi nuk kishte leje drejtimi ndërsa kontrollet për ndalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve pritet të jenë intensive në të gjithë qarkun e Shkodrës.

Artikulli paraprakKONTROLLI I LARTË I SHTETIT “KRYQËZON” PREFEKTURËN E SHKODRËS
Artikulli tjetërAVOKATËT I RIKTHEHEN BOJKOTIT, TRE DITË NË GREVË