Operatori i Shpërndarjes të Energjisë Elektrike njësia Shkodër ka reaguar menjëherë lidhur me pretendimin e banorëve në rrugën “Qafa e Pejës” për mungesën e energjisë elektrike dhe ritmin e ngadaltë të punimeve sipas tyre.
Gjon Bala, shef i sektorit teknik të OSHEE në njësinë Shkodër tregon se jo vetëm për terrenin e vështirë ku ka ndodhur defekti por edhe se kabulli elektrik që ka patur problemin ndodhet në një shtëpi e cila është ndërtuar vitet e fundit ndaj edhe është krijuar vonesa. Riparimi thotë Bala do të kryhet shumë shpejt duke i rikthyer energjinë banorëve në rrugën “Qafa e Pejës. Shefi i sektorit teknik i OSHEE duke folur edhe për situatën e këtij dimri përsa i përket energjisë elektrike thotë se ka probleme për njësia Shkodër është në gatishmëri për qytetarët. Për shkak të rrjetit të amortizuar por edhe mbingarkesave krijohen probleme dhe defekte në zona të ndryshme të qytetit ndërsa më problematike janë fshatrat. Kjo edhe për shkak të mungesës serioze të investimeve ndër vite.