Ky është Pjetër Lulashi, një roje në Qafë Thore i cili prej 3 ditësh qëndroi i izoluar brenda një objekti që u mbulua nga bora në një trashësi prej 5 metër. Roja ishte në kushte plotësisht ekstreme. I frikësuar nga shembja e ndërtesës Pjetri kërkoi ndihmë për ta shpëtuar.

Janë dashur mbi 8 orë që banorë të Bogës, Qafë Thores, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Rojet e Zonave të Mbrojtura të bëjnë evakuimin dhe shpëtimin e 69-vjeçarit. Pjetri thotë se situata në Qafë Thore është shumë e rrezikshme.

Në katër ditët e fundit ka rënë rreth 4 metër borë thotë roja i Qafë Thores duke e vështirësuar shumë situatën dhe duke bërë që trashësia e borës t’i kalojë 5 metër.

Ndërtesa ku ndodhej Pjetri e mbuluar nga bora ka detyruar rojen që të hapë një tunel mes borës me një gjatësi prej 15 metër për rreth 3 orë në mënyrë që të dilte në momentin kur kanë ardhur për ta evakuar, tunel i cili mund të shembej në çdo moment duke e zënë brenda.

Për Pjetrin është hera e parë që ndodhej në këtë rrezik të madh në luftë me borën në këtë 9 vite që punon në Qafë Thore.

Rruga nga Qafë Thorja në Theth nuk ka asnjë shans të hapet thotë roja për shkak të borës që bie herë pas here pavarësisht tentativës këtë vit për ta hapur me mjetet e ushtrisë.

Një falenderim ka për gjithë ata që morën përsipër këtë iniciativë për ta shpëtuar. Roja u është mirënjohës të gjithëve.

Evakuimi i rojes sipas Prefekturës së Qarkut Shkodër u bë edhe me koordinimin e kësaj të fundit. Një ndihmë kryesore kanë dhënë banorët e zonës pa ndërhyrjen e të cilëve do të ishte shumë më e vështirë kjo ndërhyrje. Banorët e Thethit dhe bujtinat atje vijojnë të jenë të izoluar nga bora.

Artikulli paraprakBIZNESMENI ITALIAN PECORELLI U GJET I DJEGUR NË MAKINË, EKSPERTËT ITALIAN SHKOJNË NË PUKË! TAKIM ME HOMOLOGËT SHQIPTARË
Artikulli tjetërSHKODËR, PËRKEQËSOHET SITUATA NGA PËRMBYTJET