Në Qafë Thore drejtoria e emergjencave civile ka nisur punën për hapjen e rrugës që lidh Shkodrën me pikën turistike të Thethit në zonën e Dukagjinit.

Drejtori i emergjencave civile Shemsi Prençi shkoi atje bashkë me prefektin e Shkodrës Paulin Radovani për të parë nga afër punimet teksa u shprehën se me kapacitetet aktuale ai aks rrugor nuk mund të mbahet gjithnjë i hapur. Drejtori Prençi thotë se ka një mosmarrëveshje mes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve dhe bashkisë Shkodër dhe se rruga nuk është marrë në dorëzim nga bashkia për mosplotësim të kritereve. Thethi është një pikë turistike që kërkohet nga turistët e huaj edhe në dimër dhe bllokimi i rrugës sjell shumë humbje. Aski i Qafë Thores gjithnjë ka qëndruar i bllokuar dhe banorët atje qëndrojnë të izoluar në periudha të caktuara kur edhe pjesa tjetër nga bregu i lumit Kir ka momente kur është e pakalueshme dhe një aks i rrezikshëm për shkak të ngricave dhe amortizimit.

Artikulli paraprakKREMTOHET MESHA E SHENJTË E PASHKËVE
Artikulli tjetërARRESTOHEN 3 SHTETAS, SEKUESTROHEN 6 MINA ME TELEKOMANDË