Prefektja e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, njëkohësh edhe kandidate e PS për kryetare bashkie në Shkodër ka bërë një inspektim të segmentit që të çon drejt fshatit turistik të Thethit, Bogë-Qafë e Thorës ku për herë të parë kjo rrugë është e hapur nga bora edhe gjatë stinës së dimrit.
Gjatë inspektimit Angoni ka takuar edhe banorët dhe pronarët e bujtinave të Thethit ku ka diskutuar me ata për problematikat me të cilat janë hasur…
Për pronarët e bujtinave që operojnë në fshatin turistik të Thethit hapja e rrugës ka bërë që të ketë një numër të madh turistësh edhe gjatë dimrit gjë e cila nuk ka ndodhur më përpara….