Prej një jave ka filluar vaksinimi I qytetarëve kundër gripit sezonal në të gjithë bashkinë Shkodër. Në qendrën shëndetësore Dobraç kryhen deri në 100 vaksina në ditë tregon vaksinatorja Elsjona Qallija ndërsa tregon kategoritë të cilat janë më të këshillueshme të marrin dozën kundër gripit.

Qallija tregon se pas përhapjes së pandemisë është vënë re një ndërgjegjësim I qytetarëve shkodranë për tu vaksinuar rregullisht ndaj gripit sezonal.

Kjo qendër shëndetësore është ndër më të mëdhatë në qytetin e Shkodrës, ku ofron shërbim për më shumë se 5 mijë banorë ndërkohë që duket se interesi I qytetarëve shkodranë për t’u mbrojtur ndaj gripit është rritur. Këtë e tregojnë edhe statistikat nga vaksinimi ndaj gripit në këto ditë të para të këtij procesi.

Artikulli paraprakSHTYHET SEANCA PËR IGOR KOKUNOV, I AKUZUAR PËR 30 VRASJE NË RUSI
Artikulli tjetërTONIGHT – 24.10.2023