Këshilli i Qarkut Shkodër ka miratuar buxhetin e vitit 2025 dhe Programin Buxhetor Afatmesëm 2025-2027. Unanimisht anëtarët votuan buxhetin e ri që parashikon një sërë investimesh në 5 bashkitë e qarkut, zbatimin e projekteve të reja dhe një kalendar aktivitetesh social – kulturore, që në qëndër të tyre kanë komunitetin dhe nevojat që ka territori. Në fjalën e tij kryetari i këshillit të qarkut Edmond Ndou duke përmendur një pjesë të këtyre projekteve, theksoi se prioritet kryesor i punës së institucionit që ai drejton do të jenë nevojat e qytetarëve.

Përgjatë këtij viti janë zbatuar një sërë projektesh të rëndësishme dhe ky model do të ndiqet në vazhdimësi edhe për vitet e ardhshme tha në mbyllje të fjalës së tij. Ndou falenderoi kryebashkiakët dhe të gjithë anëtarët e qarkut për bashkëpunimin e treguar gjatë këtij viti.

Artikulli paraprakKONSULTIMI PUBLIK, MANASTIRLIU: KEMI VENDOSUR BLLOKIMIN E TIKTOK, 90% E PRINDËRVE PRO
Artikulli tjetërHAPET EKSPOZITA “EVENINGSIDE”