Këshilli i Qarkut Shkodër në një mbrëmje të veçantë në teatrin “Migjeni” nderoi 18 figura të shquara shkodrane të cilët prej vitesh jetojnë në vende të ndryshme të botës por asnjëherë nuk e kanë humbur lidhje me vendin e tyre. Regjisori i këtij aktiviteti, “Mjeshtri i Madh”, Besnik Çinari shprehet se të gjithë janë të gatshëm për të kontribuar për vendin e tyre.
Disa prej emrave që morën certifikatë mirënjohje nga Këshilli i Qarkut tregojnë emocionet e tyre dhe lidhjen e fortë me Shkodrën.
Kompozitori dhe dirigjenti Zef Çoba i cili është një prej personaliteteve që ndau certifikatë mirënjohje thotë se emigrantët përcjellin vlerat më të shenjta që ka kombi shqiptar.
Personalitetet që u nderuan me certifikatë mirënjohje nga Këshilli i Qarkut Shkodër janë Alma Velaj, Artur Matia, Arvit Hoxha, Bujar Ademovi, Dedë Logu, Eddie Drishti, Edmond Zejnuni, Gentjana Tafili, Genc Muhja, Gjovalin Shkreli, Karlo Radoja pas vdekjes, Kleopatra Dokle, Myzafere Alija, Samir Mlloja, Tonin Ternaku, Viktor Hila, Viktor Trepshi pas vdekjes dhe Zehrudin Dokle.