Qarku Shkodër/Vijon megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, gjenden dhe asgjësohen 1679 bimë cannabisi.

Policia identifikon 2 prej autorëve të këtyre rasteve, vë në pranga njërin prej tyre dhe vijon punën për kapjen e shtetasit tjetër.

Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Stacionit të Policisë Theth, në fshatin Gimaj, u gjetën 133 bimë cannabisi. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi Gj. M., banues në fshatin Gimaj;

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në fshatin Shegan, u gjetën 279 bimë cannabisi. Gjithashtu, u identifikua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, një shtetas 17 vjeç, për kapjen e të cilit, Policia vijon punën;

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në fshatin Benë, u asgjësuan 1267 bimë cannabisi. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve të këtij rasti.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakLAMTUMIRA PËR KADARENË/ RAMA: NËN HIJEN E SHENJTORES NËNË TEREZA, ISMAILI SYMBYLLUR NDIHET I MBROJTUR NGA ATA QË S’E DONIN
Artikulli tjetërFLUKS NË KUFI, MBI 20 MIJË SHTETAS HYJNË NË 48 ORË