Prej 6 ditësh qarku Shkodër është ëprfshirë nga moti I paqëndrueshëm, me reshje intensive shiu dhe bore. Bashkia më e prekur mbetet Shkodra, e shoqëruar nga bashkia Vau Dejës. Aktualisht në bashkinë Shkodër ka probleme në zonën e NënShkodrës dhe zonat malore. Në hidrocentrale po shkarkohet me 300 m3/s. Hidrometri I lumit Drin shënon kuotën 5.85, ka rënie me 45 cm krahasuar me një ditë më parë. Ndërsa, hidromentri I liqenit të Shkodrës shënon 8.40 m, ka renie prej 10 cm, ndërsa është 30 cm pranë kuotës maksimale.

Sipërfaqja e tokave të përmbytura është zgjeruar me rreth 100 ha në 24 orët e fundit, duke bërë që nën pushtetin e ujit të jenë rreth 1400 ha tokë bujqësore. Në fshatin Obot të njësisë Ana e Malit, janë rreth 15 banesa të cilat kanë prezencë uji në oborre, ndërsa në rrugën kryesore niveli I ujit arrin në 65 cm. Në njësinë Dajç sipërfaqja e tokave bujqësore arrin në 100 ha, ku problematika më e madhe shfqet në aksin Shirq – Darragjat ku ka prezencë uji rreth 30 cm.

Në bashkinë Vau Dejës, në njësinë Vig Mnelë janë 2 fshatra pa energji elektrike ndërsa janë dëmtuar edhe 2 ura. 10 fshatra të njësisë administrative Temal janë pa energji elektrike. E njejta situatë edhe në njësinë administrative Shllak, ndërkohë që ka edhe rrugë dytësore të bllokuara. Ndërkohë, sa I takon zonave malore, bora ka bllokuar pjesnë më të madhe të rrugëve. Më problematike situata paraqitet në aksin e Qafë Thores, ku pjesa e tuneleve panoramike vijon të jetë e bllokuar për shkak të orteqeve të rëna gjatë këtyre ditëve.

 

Artikulli paraprakFERMERI I PËRMBYTUR: UJI ÇDO VIT, DO HEQ DORË NGA BUJQËSIA
Artikulli tjetërPËRMBYTJET NË LEZHË, 350 HEKTARË ENDE NËN UJË