Reshjet e shiut dhe të borës kanë vijuar gjatë gjithë natës në territorin e qarkut Shkodër ndërsa vijojnë edhe aktualisht me itensitet të ulët në zonat malore të këtij qarku.
Të dhënat zyrtare bëhen të ditura nga emergjencat civile të prefekturës së qarkut Shkodër. Reshjet e borës kanë përfshirë zonën e Vermoshit në Malësinë e Madhe si dhe aksin Bogë-Theth.

Ndërkohë mjetet e firmave kontraktore të Autoritetit Rrugor Shqiptar për Rajonin e Veriut prej dy ditësh kanë nisur punën për të mbajtur hapur akset rrugore të Vermoshit dhe Bogë-Theth. Emergjencat civile bëjnë të ditur se qarkullimi në këto segmente rrugore vijon pa probleme ndërsa kërkohet që automjetet të kenë goma dimërore.

Ajo që mbetet një shqetësim i përhershëm në këto zona malore të përfshira nga reshjet e borës është mungesa e energjisë elektrike për shkak të motit të përkeqësuar dhe linjave të amortizuara. Mungesë të energjisë ka patur edhe në disa fshatra të bashkisë Vau Dejës. Ndërkohë sipas emergjencave reshje bore ka edhe në bashkitë Pukë dhe Fushë Arrëz por deri më tani nuk janë raportuar probleme në këto zona. Gjithashtu nuk raportohen probleme edhe në infrastrukturën e kullimit dhe në argjinatura. Institucionet janë duke monitoruar situatën për çdo shqetësim të mundshëm në vazhdimësi.

Artikulli paraprak“UNIVERSITET SHQIPTARE, TË FUNDIT NË LISTAT E AKREDITIMI!” EUROSTAT: SHQIPËRIA ME NUMRIN MË TË ULËT TË STUDENTËVE TË HUAJ NË EUROPË
Artikulli tjetërPREZANTOHET BUXHETI I BASHKISË LEZHË 2025