Shefi i përgjithshëm i sigurisë publike Skender Ismaili ka mbërritur në Shkodër në një takim me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi.

Ky takim vjen ne vijim te kerkeses se paraqitur nga Kryetarja e BAshkise Shkodër drejtuar Drejtorise se Pergjithshme te policies se shtetit per koordinimin e punes dhe bashkepunimin per permiresimin e qarkullimit rrugor ne Shkoder dhe sherbimit per qytetaret.

Ne kete kuader Bashkia Shkoder ka kerkuar detajimin e nje mareveshje per permiresimin e sherbimit, koordinimin dhe bashkepunimin mes dy policive, asaj bashkiake dhe asaj rrugore, per sistemimin e parkingjeve, qarkullimin e mjeteve, krijimin e kushteve me te mira te sherbimit per operatoret qe ofrojne transportin urban dhe transportin rrethqytetas, uljen e informalitetit si dhe lirimin e hapesirave publike nga mjetet qe prej vitesh jane ne “shitjje” ne mes te rruges duke zene trotuaret dhe ambjetet publike.

Ne mareveshje Bashkia Shkoder ka kerkuar bashkepunimin nderinstitucional jo vetem ne veprim dhe ne zbatim te ligjit, per qarkullimin rrugor dhe per transportet, por edhe per masat ndeshkuese per kundravajtesit. Keshtu Kryetarja e Bashkise Shkoder ka kerkuar mundesine e nderveprimit per regjistrimin dhe vjeljen e gjobave ne sistemin kombetar.

Kjo do te ndihmoje ne koordinimin me te mire te punes dhe angazhimin me te njejtin ritem te ted y policive per garantimin e sherbimit per qytetaret. Kreu I sigurisë rrugore Ismaili pas takimit u shpreh se policia e shtetit do marrë parasysh kërkesat e kryebashkiakes dhe se policia do jetë në mbështetje të bashkisë.

Artikulli paraprakZERO FONDE PËR KULLIMIN, REAGON BASHKIA
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE E KAFSHËVE