Shkodër

Vijojnë kontrollet e befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete.

Qarkullonte me armë zjarri me vete në qytet, vihet në pranga 49-vjeçari.

Sekuestrohet arma zjarrit dhe një shumë e konsiderueshme lekësh.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj vijojnë kontrollet e befasishme në kohë dhe vende të ndryshme, me qëllim kapjen e personave me precedent kriminal, personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një person qarkullonte në qytet me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në vendin e quajtur “Lagje Perash”, kanë ndaluar shtetasin I. I., të cilit gjatë kontrollit i gjetën një armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 49 vjeç, banues në lagjen Ajasëm, Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakNUK KA AKORD PËR RINOVIMIN, BAYERNI NXJERR NË SHITJE COMAN PËR 90 MLN EURO
Artikulli tjetërAMBASADA E BE URON BESIMTARËT MYSLIMANË, SORECA SHKRUAN SHQIP: GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!