Vau i Dejës, Shkodër Qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në flagrancë nga Policia
Më datë 14.09.2017, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, nga shërbimet e Forcave të Posaçme Shqiponja, u arrestua në flagrancë shtetasi: Leonard Gjergji, 24 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas u arrestua, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin tip “Jeep”, që drejtohej nga shtetasi i lartpërmendur, në sediljen e pasme, në çantën personale iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, tip TT. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.