Kryeministri Edi Rama vijon që të sjellë zërat e artistëve të njohur që janë pro ndërtimit të një teatri të ri kombëtar mbi rrënojat e të vjetrit, projekt të cilin e kundërshton një grup artistësh të mbështetur nga Partia Demokratike.

Përmes një postimi në Facebook Rama risjell deklaratën e regjisorit Altin Basha, që pak kohë më parë shprehej se godina aktuale nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore.

Postimi i Edi Rames
“Regjisori Altin Basha, një ndër emrat më të spikatur të gjeneratës së re të krijuesve të skenës, mbështet njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror shqiptar, ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e gërmadhës ekzistuese.

Altin Basha:

Qartë dhe shqip, unë mendoj se duhet një godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda godinës së re. Si regjisor, po ju deklaroj me përgjegjësi, se ajo godinë nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore dhe, për rrjedhim, një cilësi të ulët produkti për spektatorët dhe qytetarët”.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT, TANI TË DYTËT NË ITALI NDËR TË HUAJT REZIDENTË
Artikulli tjetërDJE FURTUNË DHE DET I ‘TËRBUAR’, NË TIRANË ERË E VETËTIMA, POR JA SI DO TË JETË MOTI SOT