Vllaznia do të luajë ditën e dielë “Klasiken” e futbollit shqiptar ndaj Tiranës, duke nisur nga ora 13:30 në “Selman Stërmasi”. Para këtij takimi, trajneri i kuqebluve, Qatip Osmani, u shpreh se skuadra e tij do të futet në fushë vetëm për tre pikët, paçka se do të ishte i kënaqur edhe me një barazim.

Trajneri Osmani tha se premioja e vendosur nga drejtuesit dhe mbështetja e tifozëve do ta ndihmojë shumë Vllazninë në “Klasiken” ndaj Tiranës.

“Klasikja” e futbollit shqiptar mes Tiranës dhe Vllaznisë do të luhet ditën e dielë në stadiumin “Selman Stërmasi”, duke nisur nga ora 13:30, teksa edhe mbështetja e tifozëve kuqeblu pritet të jetë e shumtë në kryeqytet.

Artikulli paraprakNDREU: 2024 VIT I INVESTIMEVE NË LEZHË
Artikulli tjetërVLLAZNIA FUTSALL ME PRETENDIME NË SEZONIN E RI