Vllaznia dhe Erzeni do të luajnë këtë të premte në “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 19:00. Sfida vlen për raundin e 29-të në Superiore, teksa skuadrat rikthehen pas pushimeve për shkak të ndeshjeve të Kombëtares. Përpara mediave foli trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani. Ai tha se humbja e fundit në Kukës është lënë pas dhe tashmë, futbollistët po mendojnë për duelin me Erzenin.

Trajneri Osmani tha se Vllaznia i ka forcat për të luftuar në të dyja frontet, në kampionat dhe në Kupë, aty ku në gjysmëfinale do të ndeshen me Egnatian.

Pas 28-ndeshjeve të luajtura, Vllaznia me 49-pikë mban vendin e dytë në renditje, dy më pak se Egnatia kryesuese.

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET NDARJA NGA JETA E FATMIR LISHIT
Artikulli tjetërISH-KAMPIONI I BOTËS ROY JONES JR FLET NGA SHKODRA