Java e 22-të e “Abissnet Superiore” do të dhurojë një sfidë të vështirë për Vllazninë, pikërisht në Laç ndaj vendasve. Në prag të kësaj ndeshje, trajneri i ekipit kuqeblu, Qatip Osmani tha se në Laç do të shkojnë për rezultat pozitiv, pasi skuadra është gati dhe e karikuar vetëm për tre pikët.
Trajneri Osmani, i pyetur për merkaton, tha se priste minimalisht dy futbollistë, ndërsa la akoma të hapur mundësinë e afrimit të Shkodran Mustafit.
Vllaznia do të mundohet të marrë ndaj Laçin rezultatin e tetë pozitiv rradhazi, teksa kuqeblutë do të jenë të plotë në këtë ndeshje.