Vllaznia ka prezantuar trajnerin e ri, Qatip Osmani. Tashmë, ish-tekniku tre herë kampion me Shkëndijën e Tetovës, ka marrë zyrtarisht detyrën. Trajneri doli para gazetarëve së bashku me ndihmësin e tij, Bashkim Livoreka dhe drejtorin sportiv Elvis Plori. Pikërisht, ky i fundit foli edhe për largimin e Migen Memellit, duke theksuar se për mungesë rezultatesh trajnerëve “iu pritet koka të parëve”.

Nga ana tjetër, trajneri i ri, Qatip Osmani, do të debutojë ditën e mërkurë kundër Erzenit në krye të Vllaznisë, me shkodranët që do të kërkojnë fitore. Gjatë prezantimit të tij, tekniku 54-vjeçar u shpreh se objektiv është kreu i tabelës dhe se gjithashtu do të provojë që të bëjë lojë sulmuese me skuadrën kuqeblu. Megjithatë, trajneri Osmani pranoi që është një problem që nuk e ka ndërtuar vetë ekipin.

Zv/trajneri Bashkim Livoreka tha se me afrimin e dy-tre futbollistëve, Vllaznia do të kompletohet.

Pas 10-javësh kampionat, Vllaznia me 12-pikë mban vendin e shtatë dhe humbja 1-0 me Kukësin ishte fatale për fatet e Migen Memellit.

Artikulli paraprak“STAR SPORT”, NDRYSHIMI I TRAJNERIT TEK VLLAZNIA
Artikulli tjetërREFORMA ZGJEDHORE DHE PROPOZIMET PËR ANËTARËT, GAZMENT BARDHI PUBLIKON SHKRESËN