“Shkodra është një shqetësim për kultivimin e bimëve narkotike sepse zë 35% dhe ka një rrisk të lartë”.
Kështu u shpreh drejtori i përgjitshëm i policisë për sigurinë dhe rendin Altin Qato në një takim me drejtorinë vendore të policisë së Shkodrës dhe drejtues vendor. Problem mbeten tokat në zonat e thella malore që nuk janë në hartë dhe duhen identifikuar ndërsa drejtori Qato i bëri të qartë policëve se ata që nuk kontrollojnë zonën e tyre kudo që janë do shkojnë për ndjekje penale. Tendencat për kultivimin e bimëve narkotike këtë vit i pranoi edhe drejtori i Shkodrës Lorenc Panganika ndërsa tha se ka munguar bashkëpunimi nga institucionet e tjera. Ky takimin për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike zhvillohet çdo dhe pavarësisht masave e planeve të policisë mbjellja dhe tregtimi i drogës në Shkodër dhe më gjërë mbetet një problem ende i pazgjidhur.