PARKETI PËSON DËMTIME PA KALUAR AKOMA NJË MUAJ. As një muaj nuk ka kaluar nga kjo deklaratë dhe inspektim i kryetari të Bashkisë Lorenc Luka në ambjentet e Pallatit të Sportit “Qazim Dervishi”, ku është bërë sërish për rikonstruksion.

Parketi i pallatit që është bërë plotësisht i ri, ka pësuar dëmtime që pengojnë zhvillimin e sporteve, duke bërë që ai të jetë tashmë jashtë standarteve. Por pyetja që lind në këto momente është se kush mban pëergjegjësi në realizimin e dobët të punimeve. Rikonstruksioni i Pallatit është bërë plotësisht me investim të Bashkisë së Shkodrës. Ka qenë pikërisht ky institucion që ka kontraktuar edhe kompaninë që ka realizuar punimet. Nga ana e tjetër drejtuesit e klubit shumë sportësh Vllaznia shprehen  se nuk kanë asnjë përgjegjësi në këtë prolbme të ndodhur, pasi është shkaktuar si pasojë e punimeve aspak pa cilësi. Tashmë duhet parë se si do të zgjidhet një problem i tillë dhe kur do të realizohet ristemtimi i parketit në mënyrë që të jetë sërish funksional për të zhvilluar lojrat me dorë. Githsesi një problem i tillë duhet të zgjidhet shumë shpejt, pasi ekipi i Vllaznisë në Basketboll për meshkuj do të ketë në Shkodër ndeshjen e radhës të Ligës Ballkanike. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/-FgbLAKblyM?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakAPELI LIRON ISH-ZYRTARIN E ALUIZNIT
Artikulli tjetërKANCERI I GJIRIT, EKZAMINOHUNI SHPËTONI JETË