SHLLAKU: NUK E KEMI MARRË NË DORËZIM NGA KOMPANIA KONTRAKTUESE.Parketi i pallatit të sportit “Qazim Dervishi” do të bëhet I gjitha nga fillimi.
Këtë e ka pohuar drejtoresha e Urbanistikës pranë Bashkisë së Shkodrës, Aida Shllaku. I kthyer tashmë në një problem, Shllaku ka pranuar se punimet nuk kanë qenë cilësore.Përsa i përket rifillimit të punimeve, nuk ka një afat të caktuar por do të ndërhyhet menjëhrë sapo të përfundojnë takimet për këtë vit.Ndër të tjera, Shllaku ka folur dhe për projektin e stadiumit “Loro Boriçi”, duke theksuar se duhët të bëhen të gjitha shpronësimet për shtëpitë e banorëve. Tashmë duhet pritur muaji janar, që të kemi veprime konkrete për të patur rifillimin e punimeve për parketin e ri të pallatit të sportit, “Qazim Dervishi” duke shpresuar që këtë herë të ketë punime cilësorë dhe brënda standarteve.