Përveç tregtisë së veshjeve, këpucëve apo tekstileve të përdorura apo të reja në dyqane tende, tregje dhe qendra tregtare, në portalin E-Albania është publikuar lista e bizneseve të hapura nga e hëna e 4 majit, ku janë shtuar muzetë dhe shoferët e rinj të cilët marrin mësime për kursin e patentës. Gjithashtu do të lejohen të nisin punën kurset e ndryshme, arsimi kulturor, bibliotekat si dhe krijimtaria artistike.