Të paktën 25 palestinezë thuhet se u arrestuan në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite mesnatën e së mërkurës dhe të enjtes.Lajmi është konfirmuar nga shoqata e të burgosurve palestinezë. Arrestimet u kryen në disa qytete duke përfshirë Ramallah, Hebron, Jeriko, Tulkarm, Nablus, Jenin, Tubas dhe Qalqilya.
Që nga 7 tetori, nënvizon shoqata, “numri i përgjithshëm i personave të burgosur është 4820, të cilët përfshin persona që janë arrestuar në shtëpitë e tyre, si dhe në postblloqe”.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit përmes një postimi në rrjetin social ‘X”, sqaruan se kanë nisur një operacion të rëndësishëm sigurie në Bregun Perëndimor që synon çmontimin e “rrjeteve të financimit të Hamasit”.