Zjarri i rënë që prej pasdites të së hënës, në masivin pyjor të Repsit në Mirditë vijon të jetë aktiv.
Favorizuar dhe nga era, flakët janë përhapur në disa drejtime dhe pavaresisht përpjekjeve të zjarrfikësve nuk është arritur të vihet nën kontroll.
Në terren kanë mbërritur dhe 50 ushtarë të cilët me mjete rrethanore po punojnë për shuarjen e zjarrit.