Edhe pse ndër më të varfërit e Europës, shqiptarët janë shquar ndër vite si sqimatarë pas veshjeve dhe këpucëve. Për këtë mjafton të shikojmë veshjet tradicionale, ku secila trevë “garon” për veshjen më pompoze e të zbukuruara me ar dhe argjend.

Edhe në ditët e sotme, të dhënat tregojnë se shqiptarët nuk e kanë humbur traditën për t’u veshur bukur dhe konkurrojnë për shpenzimet edhe me qytetarët e Bashkimit Europian.

Po cilat janë qarqet e Shqipërisë banorët e të cilëve nuk e kursejnë aspak dorën ku vjen puna për të shpenzuar për veshje dhe këpucë?

Do të zhgënjeheni, por kryeqyteti, ku janë të përqendruara institucionet kryesore, ka dyqane pa fund dhe jeta e natës mbizotëron nuk kryeson në këtë listë.

Korçarët kryesojnë listën për sa i përket shpenzimeve për veshje dhe këpucë, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave në Anketën e Buxhetit të Familjeve 2017.

Në vitin 2017 banorët e qarkut Korçë shpenzuan për veshje dhe këpucë 5.7% të totalit të të gjithë shpenzimeve. Megjithatë, në krahasim me një vit më parë ku shpenzimet llogariteshin 6.2%, ato ranë.

Të dytët për shpenzimet më të larta për veshje dhe këpucë janë dibranët. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se shpenzimet për veshje dhe këpucë në 2017-n llogariteshin 5.2%,

nga 5.4% që ishin një vit më parë. Edhe për qarkun e Dibrës shpenzimet për veshje dhe këpucë ranë në krahasim me një vit më parë.

Qarku i Tiranës, pjesë e të cilit është edhe kryeqytetit, renditet i treti për shpenzimet më të larta për veshje dhe këpucë, me 4.7% të totalit.

Në krahasim me një vit më parë Tirana pati rënien më të madhe të shpenzimeve për këtë grup, me rreth 1 pike përqindje. Më pas për shpenzime të larta renditen qarku Durrës me 4.3% të totali, Gjirokastra me 4.1%, dhe Berati me 3.9%.

Me të njëjtën peshë në shpenzimet totale, vetëm 3.8%, renditet qarku Lezhës, Fierit dhe Elbasanit. Banorët e Shkodrës dhe Lezhës shpenzuan përkatësisht 3.1% të totalit të shpenzimeve të tyre.

Kukësi, më i varfëri në Shqipëri, është edhe qarku me shpenzimet më të ulëta për veshje dhe këpucë, sipas të dhënave në totalin e shpenzimeve të tyre në 2017-n, vetëm 2.1% shkuan për veshje dhe këpucë.

Shpenzimet për veshje dhe këpucë ranë me më shumë se 1 pikë përqindje në qarkun e Kukësit.

Shqiptarët qejflinj pas veshjeve
Edhe pse renditemi ndër vendet me të ardhura të ulëta për frymë, kur vjen puna te veshjet shpenzojmë po aq se europianët.

Sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjes 2017 shpenzimet për veshje dhe këpucë të familjeve zinin një peshë prej 4.3% të totalit, nga 4.8% që ishin një vit më parë.

Mesatarja europiane e shpenzimeve për veshje dhe këpucë sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2016 ishte 4.9%.

Në krahasim me disa vende anëtare të Bashkimit Europian, si Greqia, Danimarka, Franca apo Bullgaria, Shqipëria kishte shpenzime më të larta për veshje dhe këpucë.

Shpenzime Per Veshje

Artikulli paraprakOSHEE PADIT 11 ABONENTË, SI VIDHNIN ENERGJI PËRMES SKEMËS “URË”
Artikulli tjetërBASHA E SALIANJI SOT NË PROKURORI PËR “XHISIELËN DHE “BABALEN”